Ndërlidhjet

Bruksel: Ratifikimi i Marrëveshjes së Lisbonës duhet të vazhdoj


Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar se ratifikimi i Marrëveshjes së Lisbonës duhet të vazhdoj, megjithë refuzimin e këtij dokumenti nga votuesit në Irlandë. Në samitin që mbrëmë përfundoi në Bruksel, liderët e vendeve anëtare të BE-së, vendosën që deri në tetor ta shtyjnë vendimin se si të tejkalohet kjo situatë, pas referendumit në Irlandë.

Liderët e BE-së, poashtu, kanë bërë të ditur se ratifikimi i këtij dokumenti në Çeki është pezulluar derisa Gjyqi më i lartë në këtë vend, të sjellë vendim lidhur me çështjen se a është Marrëveshja e Lisbonës në linjë me Kushtetutën e Çekisë.

Disa liderë në këtë samit, tërhoqën vërejtjen se nuk do të ketë zgjerim të mëtejmë nëse nuk zgjidhet kriza e shkaktuar nga refuzimi irlandez.
XS
SM
MD
LG