Ndërlidhjet

logo-print

U krye një ushtrim i xhandarmerisë franceze në Kosovë


Njësia speciale e xhandarmerisë franceze ka kryer sot një ushtrim në kufirin Kosovë – Serbi, që ka për qëllim, siç është thënë, "stërvitjen e ardhjes së pjesëtarëve të kësaj njësie me helikopter dhe vendosja e tyre në terren".

Komandanti i njësisë, Bruno Felipe, tha se "jemi të gatshëm që të intervenojmë në çdo vend të zonës sonë të përgjegjësisë" dhe hodhi poshtë pohimet se ushtrimi ishte i ndërlidhur me shpërthimin eventual të dhunës në këtë pjesë të Kosovës.

Ai shpjegoi se kjo ishte njësia speciale për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë.
XS
SM
MD
LG