Ndërlidhjet

Shkup: Kryetar i Kuvendit u zgjodhë Trajko Velanovski


Parlamenti i Maqedonisë sot në mbledhjen konstituive për kryetar ka zgjedhur Trajko Velanovskin, nga partia WMRO-DPMNE dhe ka verifikuar mandatet e 114 deputetëve, ndërsa gjashtë mandatet e tjera do të verifikohen pas përsëritjes së votimeve më 29 qershor në rajonin e Shkupit dhe të Tetovës.

Zoti Velanovski mori 79 vota nga 100 deputetët e pranishëm. Partia WMRO-DPMNE ka 63 deputetë në Parlament. Bashkimi Demokratik për Integrim e mbështeti zgjedhjen e zotit Velanovski, por e përjashtoi mundësinë që kjo t'i paraprijë marrëveshjes eventuale për përfshirjen në qeveri të BDI-së.

Raportohet se me rastin e votimit në sallë nuk ishin deputetët e Partisë Demokratike Shqiptare.
XS
SM
MD
LG