Ndërlidhjet

logo-print

Serbi: Vazhdojnë bisedimet për qeverinë


Demokratët dhe Socialistët e Serbisë i kanë varrosur dallimet e mëparshme dhe po bisedojnë për qeverinë e re, e cila mund të formohet "shumë shpejt", ka thënë presidenti serb Boris Tadiq.

Përfaqësuesit e koalicionit rreth Partisë Demokratike dhe ata të Partisë Socialiste i vazhduan sot bisedimet për qeverinë e re.

Këto parti, sipas mediave serbe, mbrëmë janë pajtuar rreth parimeve për formimin e qeverisë, ndër të cilët më të rëndësishmet vlerësohen integrimi i Serbisë në Bashkimin Evropian dhe, siç thuhet, mbajtja e Kosovës në kuadër të Serbisë.

Bisedimet u zhvilluan pasi socialistët ndërprenë negociatat me radikalët. Partia Socialiste edhe pse nuk ka numër të madh të votave, bazuar në rezultatin zgjedhor të 11 majit është forcë vendimtare për krijimin e shumicës parlamentare në Serbi.
XS
SM
MD
LG