Ndërlidhjet

logo-print

Scheffer nesër në Kosovë


Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Jaap de Hoop Scheffer viziton nesër Kosovën.

Vizita e tij bëhet në kohën kur pritet të fillojë rikonfigurimi i UNMIK-ut, përderisa paqartësitë mbeten te ndarja e përgjegjësive në rrafshin e sigurisë, përkatësisht në fushën e sundimit të ligjit. Në këtë kuadër, Scheffer, përvec takimeve me liderët kosovarë, pritet të takojë edhe udhëheqësit e EULEX-it, mbi të cilët edhe bie barra e përgjegjësisë për sundimin e ligjit.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s do të takojë edhe shefin e ri të UNMIK-ut si dhe do të vizitojë trupat e KFOR-it të stacionuara në pjesën veriore të Kosovës.


XS
SM
MD
LG