Ndërlidhjet

Sidney: Kthehen trupat luftarake nga Iraku


Sot është kthyer në shtëpi kontingjenti i fundit i trupave luftarake të Australisë që shërbenin në Irak, duke e përmbushur premtimin parazgjedhor të kryeministrit Kevin Rudd për t'i sjellë në shtëpi të gjitha trupat nga Iraku deri nga mesi i këtij viti.

Grupi shërbente në provincat jugore të Irakut, al-Muthana dhe Dhi Qar.

Aktualisht në Irak ndodhen edhe rreth 1 mijë trupa australiane, që janë angazhuar në role jo ushtarake.
XS
SM
MD
LG