Ndërlidhjet

Saudia shpall rritjen e prodhimit të naftës


Në takimin emergjent të prodhuesve kryesorë të naftës, Mbreti saudit Abdullah tha se Arabia Saudite do të ecë përpara me planet për të rritur prodhimin e naftës me 200 mijë fuçi shtesë në ditë, por shtoi se çmimi i lartë i naftës në tregjet botërore është pasojë e spekulatorëve dhe taksave të karburantit.

Ai tha se duke filluar nga korriku, vendi i tij do të prodhojë 9.7 milionë fuçi naftë në ditë, dhe këtë nivel do ta mbajë deri në fund të vitit.

Abdullah gjithashtu shpalli formimin e një nisme në vlerë prej 1 miliardë dollarë, për të ndihmuar vendet e varfëra në përballjen me çmimet e larta të naftës.


Gjatë javës, çmimet e naftës arritën rekord të ri me 140 dollarë për fuçi.
XS
SM
MD
LG