Ndërlidhjet

Sarkozy: Izraeli të "rrezikojë" për paqen


Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy ka bërë thirrje për krijimin e shtetit palestinez, dhe u ka kërkuar izraelitëve që të "rrezikojnë" për paqen.

Sarkozy, i cili mbërriti në Izrael të dielën, është takuar tashmë me liderët izraelitë.

Sot ai do t'i drejtohet parlamentit izraelit, përpara se të udhëtojë në Bregun Perëndimor, ku të martën do të bisedojë me presidentin palestinez, Mahmud Abbas.

Vizita e Sarkozy në Izrael, e para e një presidenti francez në 12 vitet e fundit, synon t'i çimentojë lidhjet e përmirësuara ndërmjet Francës dhe Izraelit pas disa vitesh të marrëdhënieve të ftohura.
XS
SM
MD
LG