Ndërlidhjet

Vazhdon rritja e çmimit të naftës


Çmimet e naftës në Azi sot përsëri janë rritur përkundër zotimit të Arabisë Saudite se do të rritë prodhimtarinë e naftës.

Në tregjet aziatike, një fuçi nafte sot u tregtua me 136 dollarë për një fuçi.

Në samitin emergjent të fundjavës në Jeddah, Arabia Saudite u zotua se do të nxjerrë më shumë naftë për nevojat e tregut, duke e rritur prodhimtarinë në 9.7 milonë fuçi, në mënyrë që të zbutë rritjen e çmimeve.
XS
SM
MD
LG