Ndërlidhjet

Sarkozy i drejtohet parlamentit izraelit


Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy tha se ndalimi i ndërtimeve izraelite në territoret e okupuara ëhtë çelësi i paqes me palestinezët.

Në fjalimin në parlamentin e Izraelit, ai tha se "paqja e qëndrueshme kërkon krijimin e shtetit palestinez".

Gjatë vizitës në Izrael, Sarkozy më herët u takua me liderët e vendit, ndërsa nesër do të bisedojë edhe me presidentin palestinez Mahmud Abbas.

Kjo është vizita e parë e një presidenti francez në 12 vitet e fundit dhe synon forcimin e mëtejm të lidhjeve të përmirësuara ndërmjet Francës dhe Izraelit pas disa vitesh të marrëdhënieve të ftohura.

XS
SM
MD
LG