Ndërlidhjet

Herat: 5 të vrarë në shpërthimin vetëvrasës


Pesë civilë afganë janë vrarë dhe të paktën 10 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një veture bombë në afërsi të konvojit të forcave ndërkombëtare në Afganistanin perëndimor.

Zyrtarët afganë thanë se shpërthimi ndodhi në provincën Herat dhe ende nuk dihet nëse ka ushtarë të plagosur.

Zëdhënësi i talebanëve ndërkaq tha se "disa ushtarë" janë vrarë në sulmin e lëvizjes militante.
XS
SM
MD
LG