Ndërlidhjet

Irani reagon ndaj sanksioneve të BE-së


Paketa e fundit e Bashkimit Evropian për Iranin, e cila ofron favore ekonomike dhe sanksione, përmban kërkesën e pallogjikshme që të pezullohen programet për pasurimin e uraniumit, tha zëdhënësi i diplomacisë iraniane. Ai shtoi se megjithatë ka qëllime të përbashkëta mes BE-së dhe Teheranit.

Të hënën në Bruksel u votua për sanksione ndaj Iranit, si kujtesë ndaj Iranit që të ulet për bisedime me bashkësinë ndërkombëtare.

Zëvendësministri i jashtëm iranian për çështjet evropiane deklaroi se as sanksionet e mëparshme dhe as këto të fundit nuk do kenë ndikim në aktivitetet ekonomike të Iranit.
XS
SM
MD
LG