Ndërlidhjet

4 amerikanë të vrarë në Bagdad


Ushtria amerikane tha se katër amerikanë janë vrarë në shpërthimin në ndërtesën e këshillit lokal në distriktin shiit Sadr City, në Bagdad.

Dy prej tyre janë ushtarë dhe dy të tjerët civilë. Zëdhënësja e ambasadës amerikane në Bagdad Mirembe Nantongo tha se civilët e vrarë ishin punonjës të Departamentit të Shtetit dhe të Departamentit të Mbrojtjes.

Më herët, policia irakiane tha se të paktën gjashtë civilë irakianë janë vrarë dhe 10 janë plagosur në shpërthimin, që kishte në shënjestër amerikanët të cilët po vizitonin ndërtesën.
XS
SM
MD
LG