Ndërlidhjet

Berlin: Konferencë për sigurinë palestineze


Në Berlin po mbahet konferencë ndërkombëtare për forcimin e sundimit të ligjit në territoret palestineze dhe krijimin e kushteve për shtet të qëndrueshëm.

Gjermania, si nikoqire, shpreson që pjesëmarrësit do të zotohen për 180 milionë dollarë ndihmë për trajnimin e policisë palestineze dhe përmirësimin e sistemit gjyqësor.

Në konferencë po marrin pjesë përfaqësues nga më shumë se 40 shtete, përfshirë Sekretaren amerikane të Shtetit Condoleezza Rice, shefen e diplomacisë izraelite Tzipi Livni dhe kryeministrin palestinez Salam Fayyad.
XS
SM
MD
LG