Ndërlidhjet

Rusi: Të rifilllojë dialogu Prishtinë-Beograd


Rusia vlerëson të domosdoshëm rifillimin e dialogut të drejtpërdrejt ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, tha zëvendësministri i jashtëm rus Aleksander Grushko.

"Kjo do të ndihmonte ndalimin e destabilizimit të mëtejm të gjendjes në Kosovë" tha Grushko për mediat në Moskë duke shtuar se gjithashtu "duhet përtërirë edhe rolin kryesues të OKB-së për zgjidhjen e problemit të Kosovës".

"Ne e kuptojmë se Bashkimi Evropian është i gatshëm të marrë përsipër një pjesë të përgjegjësive në rajon, por forcimi i rolit të saj duhet të bëhet në marrëveshje me Beogradin e Prishtinën dhe të miratohet nga OKB-ja" tha Grushko.

XS
SM
MD
LG