Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi mirëpret qeverinë proevropiane në Serbi


Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha sot se krijimi i një qeverie proevropiane në Beograd do të jetë lajm i mirë për tërë rajonin.

"Sa më afër të jetë Beogradi me Brukselin, aq më afër do të jenë edhe serbët e Kosovës me Prishtinën" tha Thaçi. Sipas tij, qeveria e Kosovës është e interesuar të integrojë serbët.

Në konferencën për Ballkanin që po zhvillohet në Bruksel, ai gjithashtu tha se ndarja e Kosovës është ideja më e rrezikshme.

Në këtë konferencë po merrë pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, i cili tha se Kosova është rast unik.


XS
SM
MD
LG