Ndërlidhjet

Gazë: Gjuajtje me raketa ndaj Izraelit


Dy raketa të lancuara nga Rripi i Gazës goditën sot Izraelin, duke shkaktuar dëme, por jo edhe viktima.

Policia tha se këto janë gjuajtjet e para nga territori palestinez, që nga hyrja në fuqi e armëpushimit para pesë ditësh ndërmjet Izraelit dhe lëvizjes islamike Hamas, e cila udhëheq me Gazën.

Xhihadi Islamik mori përgjegjësinë për sulmin, i cili ndodhi pasi ushtarët izraelitë vranë dy palestinezë.

XS
SM
MD
LG