Ndërlidhjet

Sarkozy: Shteti palestinez është prioritet


Presidenti francez Nicolas Sarkozy tha se krijimi i shtetit palestinez është prioritet për Francën.

"Franca është e gatshme të vë në dispozicion fuqinë ekonomike, finaciare, ushtarët dhe fuqinë e diplomacisë, në mënyrë që të arrihet paqja" tha Sarkozy, pas takimit në Betlehem me presidentin palestinez Mahmud Abbas.

Sarkozy është presidenti i parë francez në 12 vitet e fundit që viziton Izraelin dhe Bregun Perëndimor.

Përfundimi i vizitës së tij u shënua me incident, kur një polic qëlloi veten në kokë, në kohën e ceremonisë për përcjelljen e Sarkozy-së. Kjo shkaktoi frikë për tentim vrasje të presidentit dhe truprojat e larguan atë dhe kryeministrin izraelit Ehud Olmert i cili e shoqëronte.
XS
SM
MD
LG