Ndërlidhjet

Mugabe: Zgjedhjet në afatin e paraparë


Zgjedhjet presidenciale në Zimbabve do të zhvillohen në kohën e caktuar, më 27 qershor, pavarësisht nga tërheqja e opozitës dhe kundërshtimi i perëndimit, tha presidenti Robert Mugabe.

"Ata mund të ngrisin zërin sa të duan nga Uashingtoni apo Londra, por njerëzit tanë dhe vetëm ata do të vendosin" tha ai.

Të hënën, Këshilli i Sigurimit i OKB-së vlerësoi se në Zimbabve janë të pamundura zgjedhjet e lira për shkak të dhunës qeveritare. Lideri i opozitës, Morgan Tsvangirai poashtu është tërhequr nga gara, për shkak se mbështetësit e tij mund të jenë viktima të dhunës.

XS
SM
MD
LG