Ndërlidhjet

logo-print

Withers i mohon akuzat për dërgesat e municionit


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri i ka mohuar pohimet e një kongresisti amerikan se ai ka qenë i ndërlidhur me skandalin e dërgesave të municionit në Afganistan.

Në njoftimin e ambasadës thuhet se ambasadori John Withers beson se provat do t'i hedhin poshtë të gjitha pohimet e bëra kundër tij.

Kongresisti Henry Waxman, demokrat nga Kalifornia, ka pretenduar se Withers ka qenë në dijeni se kontraktori amerikan AEY Inc. i ka hequr provat për origjinën kineze të municionit, i cili nga Shqipëria dërgohej në Afganistan.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Tom Casey tha se akuzat do të trajtohen seriozisht.

"Këto janë akuza shumë serioze dhe sigurisht që Departamenti i Shtetit gjithmonë i ka trajtuar me seriozitet të gjitha akuzat e bëra. Ne nuk kemi asnjë informacion që do t'i mbështeste këto akuza, të bëra kundër një oficeri të Shërbimit të Jashtëm, i cili rreth 24 vjet ka shërbyer në mënyrë të shquar në shumë rajone të botës", tha Casey.

XS
SM
MD
LG