Ndërlidhjet

logo-print

EURO 2008: Sot luhet ndeshja Spanjë-Rusi


Gjermania u kualifikua për në finalen e kampionatit evropian të futbollit pasi mundi Turqinë me rezultatin 3-2.

Ndeshja dukej se po shkonte drejt kohës shtesë, pasi Turqia barazoi në katër minutat e fundit të ndeshjes. Por në minutat e mbetura shënoi mbrojtësi gjerman Philip Lahm.

Sot luhet ndeshja e dytë gjysmëfinale mes Spanjës e Rusisë. Fituesi do të ndeshet me Gjermaninë për titullin kampion i Evropës.
XS
SM
MD
LG