Ndërlidhjet

Kina kundërshton Perëndimin


I dërguari kinez në rajonin e trazuar të Darfurit në Sudan ka akuzuar mediat perëndimore dhe grupet jo qeveritare se po nxisin ndjenjat anti-kineze mes grupeve të opozitës në vendin afrikan.

Zyrtari kinez tha se grupet në fjalë nuk e dinë se çfarë po përpiqet të bëjë Pekini në rajon.

Kina është përballur me kritikat e perëndimit se nuk po i përdor marrëdhëniet e tij tregtare me Sudanin për t'i dhënë fund krizës në Darfur.

Kjo krizë ka shkaktuar mbi 200 mijë të vdekur dhe miliona të pastrehë.
XS
SM
MD
LG