Ndërlidhjet

Fillon takimi BE-Rusi


Udhëheqësit evropianë takohen sot për herë të parë me presidentin rus Dimitri Medvedev.
Takimi është në kuadër të samitit BE-Rusi, i cili synon arritjen e një marrëveshje për partneritet strategjik mes Moskës dhe Brukselit.

Medvedev do të presë në qendrën e pushimit në Siberi, ku do të zhvillohet takimi, kreun e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso dhe shefin e politikës së jashtme evropiane Javier Solana.

Energjia dhe siguria do jenë temat kryesore që do diskutohenn.

Brukseli kërkon të sigurohet se Rusia nuk do t'i përdorë burimet e veta energjitike për të ushtruar presion ndaj vendeve fqinje, siç ka bërë në të kaluarën.
XS
SM
MD
LG