Ndërlidhjet

logo-print

KE: Dick Marty heton akuzat e Del Pontes


Këshilli i Evropës do të hetojë akuzat se "drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, aktualisht pjesë e politikës kosovare kanë qenë të përfshirë në trafikun e organeve të rreth 300 të burgosurve serbë gjatë luftës".

Akuzat janë ngritur nga ish kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës për ish Jugosllavinë Carla Del Ponte në librin e saj.

Këshilli i Evropës emëroi senatorin zvicëran Dick Marty të udhëtojë në Kosovë dhe të përgatisë një raport mbi këtë problem.
XS
SM
MD
LG