Ndërlidhjet

logo-print

Obama kërkon ndihmën e Bill Clintonit


Senatori Barack Obama, kandidati presidencial amerikan nga demokratët në zgjedhjet e nëntorit, ka mirëpritur mbështetjen e ish rivales së tij Hillary Clinton dhe bashkëshortit të saj.

Obama ka vlerësuar lart aftësitë dhe përkushtimin e senatores Clinton. Lidhur me mbështetjen që pak ditë më parë ai morri nga presidenti Bill Clinton Obama tha:

"Nëse pyetja është a dëshiroj që Bill Clinton të bëjë fushatë për ne në nëntor, përgjigjja është një po e padiskutueshme.
Ai është një politikan i shkëlqyer dhe ka qenë një president i jashtëzakonshëm. Une e dua ndihmën e tij jo vetëm për fushatën zgjedhore, por edhe për qeverisje."

Komentet e tij u bën gjatë një konference shtypi në Çikago.
XS
SM
MD
LG