Ndërlidhjet

Casey: Plani pasqyron statusin e ri të Kosovës


Departamenti amerikan i Shtetit ka përsëritur mbështetjen për propozimin e kreut të Kombeve të Bashkuara lidhur me konfigurimin e pranisë ndërkombëtare në Kosovë.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tom Casey theksoi se ky plan nuk paraqet aspak braktisje të Kosovës nga OKB-ja apo bashkësia ndërkombëtare.

Sipas Casey-it propozimi i Ban Ki Moonit është hartuar "për të lehtësuar zhvillimin e institucioneve vendore". Casey shtoi se ristrukturimi i pranisë ndërkombëtare në Kosovë pasqyron "statusin e ri të Kosovës".

Komentet e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit u bën gjatë një konference shtypi.
XS
SM
MD
LG