Ndërlidhjet

Sulm vetëvrasës në perëndim të Bagdadit


Policia irakiane tha se një sulmues vetëvrasës shpërtheu rripin me eksploziv brenda selisë së këshillit komunal në Karmah, në perëndim të Bagdadit.

Sipas njoftimeve të para, të paktën shtatë persona u vranë nga shpërthimi që ndodhi gjatë takimit të liderëve lokalë.

Ky është sulmi i tretë brenda javës kundër këshillave komunale në dhe rreth kryeqytetit irakian.

XS
SM
MD
LG