Ndërlidhjet

Shënohet 60 vjetori i bllokadës së Berlinit


Gjermania shënon sot 60 vjetorin e operacionit të paprecedent për ruajtjen e Berlinit Perëndimor nga bllokada sovjetike.

Dërgimi i ndihmave përmes ajërit për banorët atje, pasoi vendimin e Stalinit në qershor të vitit 1948 për ndërprerjen e rrugëve tokësore përmes Gjermanisë Lindore në sektorin perëndimor të Berlinit. Për rreth një vit aeroplanët perëndimor shpërndan ndihma për të mbajtur gjallë rreth dy milionë veta.

Vetaranët amerikanë, francezë dhe britanikë iu bashkangjitën sot liderëve gjermanë në ceremonitë për shënimin e kësaj date.
XS
SM
MD
LG