Ndërlidhjet

Kamenicë:Përleshen shqiptarët dhe serbët


Shërbimi Policor i Kosovës ka njoftuar sot për një përleshje midis serbëve dhe shqiptarëve, në fshatin Berivojcë të komunës së Kamenicës.

Ismet Hashani nga ky Shërbim ka pohuar se përleshja kishte filluar në orët e mesditës, kur një turmë qytetarësh serbë dhe romë ishin mbledhur në këtë fshat, për të reaguar kundër punimeve për ndërtimin e një xhamie.

"Pas fjalosjeve dhe tensionimit të situatës, ka pasur përleshje, me ç'rast është lënduar një qytetar dhe dy pjesëtarë të Shërbimit Policor", ka thënë zoti Hashani.

Situata tash është qetësuar dhe turmat është shpërndarë.
XS
SM
MD
LG