Ndërlidhjet

Zannier: Fillon rikonfigurimi i UNMIK-ut


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban ki Moon, i ka dhënë lejen shefit të UNMIK-ut, Lamberto Zannier që të fillojë me procesin e rikonfigurimit të UNMIK-ut, i cili do të zgjasë deri në fund të tetorit.

Këtë vendim, Zannier sot ia ka transmetuar edhe presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu i cili tha se ky plan ka nevojë për konsultime shtesë.

Po sot, Sejdiu i ka quajtur krejtësisht të papranueshme dhe ilegale paralajmërimet për formimin e kuvendit serb në Kosovë, të paralajmëruar për 28 qershor.
XS
SM
MD
LG