Ndërlidhjet

OKB: Dyfishohet prodhimi i opiumit


Kombet e Bashkuara thanë se prodhimi në nivel global i opiumit është dyfishuar në vitet 2005 – 2007.

Raporti i zyrës për drogë dhe krime (UNODC) tha se kjo ka ndodhur kryesisht për shkak të kultivimit të shtuar të opiumit në Afganistan.

Sipas statistikave zyrtare, 92 përqind e prodhimit botëror të opiumit në vitin e kaluar bëhej në Afganistan.

Tetë vendet më të zhvilluara, gjatë takimit të sotëm në Japoni, i bën thirrje Afganistanit që të luftojë korrupsionin dhe drogën.
XS
SM
MD
LG