Ndërlidhjet

Samiti i parë i liderëve të BE-së me presidentin Medvedev


Liderët e Bashkimit Evropian po e mbajnë samitin e tyre të parë me presidentin e Rusisë, Dmitry Medvedev.

Pritet që sot, gjatë samitit, që po zhvillohet në një qytet në Siberi, do të bisedohet për marrëveshjen për partneritet ndërmjet të dy palëve. Bashkimi Evropian dëshiron siguri se Rusia nuk do t'i shfrytëzoj rezervat e tij të mëdha të naftës dhe të gazit për të bërë presion ndaj fqinjëve të vet, siç ishte akuzuar në të kaluarën.

Është paralajmëruar se njëra nga temat që pritet të diskutohen ndërmjet presidentit rus dhe liderëve të BE-së do të jetë edhe Kosova.
XS
SM
MD
LG