Ndërlidhjet

Obama shlyen borxhin e Clintonit


Senatori amerikan Barack Obama, aktualisht kandidati presidencial për demokratët amerikanë, tha se do ndihmojë ish rivalen e tij Hillary Clinton të paguajë borxhin prej 20 milionë dollarësh.

Senatorja Clinton hyri në borxh gjatë fushatës së saj brenda demokratëve, në kohën që donacionet për të ranë ndjeshëm.

Obama i ka dhënë Clintonit nga fondet e tij maksimumin e lejuar nga ligji federal. Obama ka kërkuar nga donatorët të bëjnë të njëjtën gjë dhe ta ndihmojnë atë në shlyerjen e borxhit.
XS
SM
MD
LG