Ndërlidhjet

Rusia kundërshton rikonfigurimin e UNMIK-ut


Ministria e jashtme e Rusisë ka shprehur shqetësim serioz lidhur me deklaratën e shefit të UNMIK-ut Lamberto Zannieri se udhëheqësia e Kombeve të Bashkuara i ka dhënë dritën e gjelbër rikonfigurimit të misionit të OKB-së në Kosovë.

"Nëse një urdhëresë e tillë ka ardhur kjo do të thotë se udhëheqësia e sekretariatit të OKB-së i ka shkelur kompetencat e saj duke sjellë një vendim që është përgjegjësi e Këshillit të Sigurimit", shkruan komunikata e ministrisë së jashtme ruse.
XS
SM
MD
LG