Ndërlidhjet

Pakistan: Ofenzivë kundër talebanëve


Forcat e Pakistanit i bombarduan sot me mortaja pozicionet e talebanëve afër qytetit Peshawar.

Ofenziva në rajonin Khyber është aksioni i parë i madh ushtarak, të cilin qeveria e re e Pakistanit po e ndërmerr kundër talebanëve në territorin pakistanez.

Qeveria tha se fillimisht parapëlqente që tensionet t'i zbutë përmes negociatave, por pas kërcënimeve të shtuara në qytetin peshawar, ushtria tha se ishte e detyruar të veprojë.

Rajoni Khyber është shumë i rëndësishëm për transportin e pajisjeve ushtarake amerikane në Afganistanin fqinj.
XS
SM
MD
LG