Ndërlidhjet

Liban: Një i vrarë, 28 të plagosur nga shpërthimi


Të paktën një njeri e ka humbur jetën dhe 28 janë plagosur nga shpërthimi që ndodhi në një ndërtesë në qytetin Tripoli në veri të Libanit.

Shpërthimi është shkaktuar nga bomba e vendosur në ashensorin e ndërtesës, në lagjen e banorëve sunitë që mbështesin qeverinë.

Sulmi ndodhi në zonën, e cila javën e kaluar ishte arenë e luftimeve sektare ndërmjet qeverisë dhe mbështetësve të opozitës, në të cilat nëntë veta u vranë dhe 44 u plagosën.
XS
SM
MD
LG