Ndërlidhjet

Mugabe përgatitet për mandatin e dytë


Presidenti i Zimbabvesë Robert Mugabe po përgatitet të jap betimin edhe për një mandat, pas fitores në zgjedhjet e bojkotuara nga opozita.

Burimet qeveritare thanë për agjencitë e lajmeve se sipas rezultateve paraprake, lideri 84 vjeçar ka fituar ndaj kandidatit të opozitës Morgan Tsvangirai. Megjithatë, faktorët ndërkombëtarë i kanë cilëuar turp këto votime.

Presidenti amerikan George Bush tha se Uashingtoni planifikon sanksione të reja, kurse Bashkimi Evropian tha se zgjedhjet në Zimbabve e kanë "humbur të gjithë legjitimitetin".

XS
SM
MD
LG