Ndërlidhjet

logo-print

Ivanoviq: Kuvendi nuk ka domethënie


Njëri nga liderët e serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviq tha se formimi i Kuvendit të serbëve në Kosovë nuk ka domethënie.

Ai tha se për mediat serbe se pret që qeveria e re e Serbisë të rishqyrtojë politikën e deritashme ndaj Kosovës, që sipas tij ka qenë "populiste dhe e mbushur me premtime të fuqishme".

Ivanoviq tha se institucionet paralele në shëndetësi dhe arsim e kanë ndihmuar bashkësinë serbe në Kosovë, por me formimin e tyre "nuk mund të shkohet deri në fund, pasi është e pamundur të formohet policia apo gjyqësia paralele".
XS
SM
MD
LG