Ndërlidhjet

Shkup: Sot, rivotimi i dytë në 15 qendra


Sot në Maqedoni po zhvillohet rivotimi i dytë në 15 qendra. Zgjedhjet në të gjitha vendvotimet po zhvillohen kryesisht në atmosferë të qetë dhe demokratike.

Deri në orën 13:00 kanë votuar 25 përqind nga rreth 14.500 qytetarë me të drejtë vote.

Nga rivotimi i sotëm ka gjasa të ketë ndryshim në raportin e forcave mes partive shqiptare, BDI-së dhe PDSH-së.

Pas procesit të sotëm zgjedhor do të intesifikohet edhe dialogu mes partive shqiptare dhe mandatarit Gruevski për formimin e Qeverisë së re.
XS
SM
MD
LG