Ndërlidhjet

Pekin: Rifillojnë bisedimet me Dalai Lamën


Kina do të rifillojë bisedimet me përfaqësuesit e udhëheqësit shpirtëror të tibetianëve Dalai Lama në fillim të korrikut.

Takimi i parë me përfaqësuesit e udhëheqësit në mërgim të tibetianëve u zhvillua më 4 maj, disa muaj pas shtypjes me dhunë të protestave në Tibet.

Për shkak të kësaj dhune autoritetet kineze u përballën me kritika në planin ndërkombëtar.

Çështja e Tibetit dhe të drejtave të njeriut do të ngrihet në takimet e shefes së diplomacisë amerikane me Pekinin zyrtar.
XS
SM
MD
LG