Ndërlidhjet

Mugabe betohet si president


Robert Mugabe bëri betimin si president për një mandat tjetër 5 vjeçar, pasi edhe zyrtarisht u shpall fitues i raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale. Mugabe fitoi në zgjedhje pas asnjë kundërkandidat, pasi opozita vendosi të mos marrë pjesë në votime.

Faktorët ndërkombëtarë i kanë cilësuar turp këto votime. Presidenti amerikan George Bush tha se Uashingtoni planifikon sanksione të reja, kurse Bashkimi Evropian tha se zgjedhjet në Zimbabve e kanë "humbur të gjithë legjitimitetin".
XS
SM
MD
LG