Ndërlidhjet

Pekin: Rice takon liderët e Kinës


Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice u takua sot me presidentin e Kinës Hu Jintao dhe kryeministrin Uen Jiabao.

Ajo ka paralajmëruar se do të shtrojë për diskutim disa çështje siç janë: politika kineze ndaj Tibetit, përparimet në bisedimet me Korenë Veriore rreth programeve bërthamore, apo gjendja në Zimbabve pas zgjedhjeve presidenciale.

Rice filloi dje vizitën në Kinë. Fillimisht ajo qëndroi në Siçuan, krahinë ku muajin e kaluar humbën jetën rreth 70.000 veta, nga tërmeti.

XS
SM
MD
LG