Ndërlidhjet

Unioni afrikan kërkon dialog në Zimbabve


Liderët e Unionit Afrikan po diskutojnë sot rreth krizës politike pas zgjedhjeve presidenciale në Zimbabve.

Në takimin që po zhvillohet në Sharm el Sheik të Egjiptit, po merrë pjesë edhe presidenti i Zimbabvesë Robert Mugabe, i cili u shpall fitues në zgjedhjet e dënuara nga faktorët ndërkombëtar.

Lideri i opozitës Morgan Tsvangirai u bëri thirrje liderëve që të mos e pranojnë rizgjedhjen e Mugabe-s.

Zyrtarët e OKB-së thanë në samit se kriza është "moment i së vërtetës" për liderët afrikanë dhe bënë thirrje për zgjidhje të negociueshme.
XS
SM
MD
LG