Ndërlidhjet

logo-print

KE: Çmimet e larta po varfërojnë BE-në


Komisioneri evropian për ekonomi Joaquin Almunia tha se çmimet e larta në importin e energjisë dhe ushqimeve po e bëjnë Evropën më të varfër.

Ai tha në Parlamentin Evropian se duhet të pranohet fakti se Evropa po dërgon një pjesë të të hyrave tek prodhuesit e naftës.

Javën e kaluar, vendet prodhuese të naftës refuzuan kërkesën e BE-së për shtimin e prodhimit, ndërsa sot u shënua rekord i ri në çmimin e naftës.
XS
SM
MD
LG