Ndërlidhjet

SHBA: Akuzë për sulmin e vitit 2000


Shtetet e Bashkuara thanë se do të ngrisin padi ndaj një shtetasi të Arabisë Saudite, për "organizimin dhe drejtimin" e sulmit në vitin 2000 në Jemen, ku u vranë 17 ushtarë amerikanë.

Zyrtarët thanë se kanë përgatitur akuzat kundër Abd al Rahim al Nashir-it, i cili që nga viti 2006 mbahet në burgun Guantanamo.

Prokurorët kërkojnë dënim me vdekje për të. Al Nashiri ka thënë se ka pranuar përfshirjen në këtë sulm, vetëm për arsye se ka qenë i torturuar nga hetuesit amerikanë.
XS
SM
MD
LG