Ndërlidhjet

Danimarka do japë 15 milionë euro për Kosovën


Në konferencën e donatorëve Danimarka do ta mbështesë Kosovën me 15 milionë euro. Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Jashtme të Danimarkës, Stig Moller gjatë nje vizite zyrtare në Kosovë.

Drejtuesit kosovarë e kanë falenderuar shtetin danez për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës, para dhe pas pavarësisë.

Gjatë qëndrimit në Kosovë kryediplomati danez u takua me presidentin Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaçi si dhe me shefin e UNMIKU-ut, Lamberto Zanieri.
XS
SM
MD
LG