Ndërlidhjet

Sejdiu: 2 korriku 1990, moment kthese


Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu ka kujtuar 18 vjetorin e miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990.

"Kjo deklaratë qe moment kthese në historinë më të re të Kosovës, sepse ishte akti i parë i artikulimit të qartë të vizionit dhe të vullnetit politik të qytetarëve dhe të institucioneve të Kosovës për liri, demokraci dhe pavarësi", thuhet në deklaratën e presidentit Sejdiu.

Sejdiu në mesazhin e tij ka theksuar mirënjohjen për delegatët e Kuvendit të 2 Korrikut.
XS
SM
MD
LG