Ndërlidhjet

BA-ja kërkon dialog pozitë-opozitë në Zimbabve


Udhëheqësit afrikanë kanë bërë thirrje për dialog mes opozitës dhe qeverisë në Zimbabve.

Deklarata u bë gjatë takimit të Bashkimit Afrikan që u mbajt në Sharm el Sheik të Egjiptit.

Presidenti Mugabe bëri betimin si president pas raundit të dytë të zgjedhjeve ku ai ishte kandidati i vetëm.

Opozita u tërhoq për shkak të dhunës ndaj mbështetësve të saj.
XS
SM
MD
LG