Ndërlidhjet

Atletët në ndihmë të Darfurit


Mbi 130 atletë, bartës aktual të titujve olimpikë apo fitues të këtyre garave në të shkuarën, kanë kërkuar ruajtjen e armëpushimit në rajonin e trazuar të Darfurit.

Atletët kërkojnë nga bashkësia ndërkombëtare që të bindin qeverinë sudaneze të respektojë armëpushimin.
Atletët thanë se duan të përdorin famën e tyre të ndihmojnë njerëzit që nuk kanë mundësi të ndihmojnë veten.

Kampioni olimpik Joey Cheek tha se "ndihej i turpëruar" që ai garonte në lojërat olimpike dimërore të Torinos në vitin 2006, derisa njerëzit vdisnin në Darfur.
XS
SM
MD
LG