Ndërlidhjet

Bush diskuton programet bërthamore të Penjanit


Presidenti amerikan javën që vjen do takohet me udhëheqësit e Japonisë, Kinës dhe Koresë së Jugut për të diskutuar përpjekjet për mbylljen e programeve bërthamore të Koresë së Veriut.

Takimi do zhvillohet në rrethinat e samitit të G8, që do mbahet në Japoni, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë.

Javën e kaluar Penjani komunist dorëzoi listën e progrmave bërthamore. Ky hap ishte paraparë dhe në marrëveshjen gjashtëpalëshe, që i ofron Koresë së Veriut favore ekonomike dhe politike.
XS
SM
MD
LG